RRUGA BARDHYL – SHESIM APARTAMENT 2+1+2
Rruga Bardhyl, Tiranë
Tiranë • Apartament
Ofrohet për shitje apartament 2+1+2, i pozicionuar në një nga rezidencat më të reja dhe më moderne të zhvillimit urban, Rezidenca Monolith. Ndërtimi karakterizohet nga standarde të larta cilësie, arkitekturë bashkëkohore dhe organizim funksional të hapësirave. Rezidenca është një kompleks i dedikuar shërbimi dhe banimi, i projektuar për të ofruar komoditet, siguri dhe jetë urbane cilësore. Detajet e Rezidences: - Rezidencë e re me standarde bashkëkohore ndërtimi - Godinë shërbimi dhe banimi - Lartësi objekti: nga 2 deri në 18 kate mbi tokë - 4 kate parkim nëntokësor - Organizim modern dhe infrastrukturë e mirëplanifikuar - Mundësi e shkëlqyer për banim dhe investim afatgjatë Detajet e organizimit: Organizimi: - Sallon ndenje së bashku me ambientin e gatimit - Dy dhoma gjumi - Korridor shpërndarës - Dy tualete Apartamenti përfaqëson një zgjedhje të përshtatshme për familje që vlerësojnë komoditetin. Mundesi pagese me keste* Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni.


