Vila Moderne 4-Katëshe, 6 dhoma në Shitje në Rezidencën Akacia Hills 1, Mjull-Bathore
Rruga Akacia, Tiranë
Tiranë • Vilë
Shitet vilë moderne 4-katëshe në rezidencën e njohur Akacia Hills 1, Mjull-Bathore, Tiranë. Vila ofron 550 m² truall dhe 600 m² ndërtim, vendosur mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër të natyrës. Ambientet përfshijnë garazh për 2 makina, lavanderi, vinotekë, 6 dhoma gjumi, 5 tualete, studio, depo dhe veranda të bollshme. Vila është e pajisur me sistem ngrohje-ftohje Chiller Daikin, panel diellor, depozitë uji 5000 litra, ngrohje nën dysheme dhe dritare me izolim të lartë. Ideale për familje të mëdha ose investim afatgjatë. Organizimi i vilës: - Kati përdhe: zonë ndenjeje, ngrënie, kuzhinë, depo, tualet dhe studio - Kati i parë: 3 dhoma gjumi (njëra master), 2 tualete, depo dhe verandë e madhe - Kati i nënçatisë: master bedroom me garderobë, banjo dhe verandë të madhe - Bodrumi: garazh për 2 makina, lavanderi, vinotekë, 1 dhomë gjumi, dhomë teknike dhe tualet Për informacion të mëtejshëm, na kontaktoni.
6 dhoma600 m²
