Shitet Apartament 3+1 – Rezidenca Lake View, Rruga e Kosovareve
Kompleksi Dinamo, Tiranë
Tiranë • Apartament
Në një nga zonat më të kërkuara dhe elitare të Tiranës, pranë Liqenit Artificial, ofrohet për shitje ky apartament 3+1 ekskluziv në rezidencën prestigjioze Lake View. Apartamenti karakterizohet nga një organizim funksional dhe shumë i menduar mirë, me korridor shpërndarës që ofron privatësi dhe akses të lehtë në çdo ambient të shtëpisë. Përbëhet nga: 3 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat 1 tualet dite Ambient lavanderie Hapësira të bollshme dhe ndriçim natyral Arredimi është luksoz dhe i kuruar në çdo detaj, me investim cilësor dhe zgjedhje premium materialesh, duke e bërë apartamentin gati për banim ose një mundësi ideale investimi. Rezidenca ofron qetësi, siguri dhe cilësi jetese të lartë, ndërsa vendndodhja është një nga pikat më të forta: Vetëm pak minuta nga Liqeni Artificial Afër fushave sportive, zonave rekreative dhe shëtitoreve Akses i shpejtë në restorante, shkolla, kopshte dhe shërbime të përditshme 🚗 Post parkimi i disponueshëm me çmim ekstra: 50,000 € Një pronë ideale për ata që kërkojnë komoditet, stil, natyrë dhe prestigj, në një nga rezidencat më të preferuara të kryeqytetit.
3 dhoma126 m²
