Shallvaret! Apartament 2+1 për Qira | Joni Peçi Store!
Shallvaret, Tiranë
Tiranë • Apartament
Jepet me qira apartament super modern me 2 dhoma gjumi dhe sallon ndenjeje + kuzhinë, i pozicionuar në zonën shumë të kërkuar Shallvaret – pranë Joni Peci Store. Apartamenti është plotësisht i mobiluar në stil bashkëkohor, me mobilim cilësor dhe detaje që ofrojnë rehati maksimale. Organizimi i brendshëm përfshin: Dy dhoma gjumi: njëra me krevat martesor, tjetra me dy krevate teke, ideale për familje ose bashkëjetesë Sallon i ndriçuar natyrshëm i kombinuar me kuzhinë funksionale dhe moderne Ndodhet në katin e 3-të të një objekti të mirëmbajtur, me orientim perfekt plot diell gjatë gjithë ditës dhe pamje shumë të këndshme, që e bën ambientin të ngrohtë dhe mikpritës. Zona ofron akses të shkëlqyer, pranë çdo shërbimi të nevojshëm: dyqane, kafene, institucione dhe transport urban. 📍 Një apartament ideal për ata që kërkojnë komoditet, stil dhe një vendbanim në zemër të kryeqytetit!

