Apartament 3+1+2 Poste Parkimi në Shitje, Stacioni i Trenit, Tiranë - 395,000€ | 267 m²
Bulevardi i ri, Tiranë
Tiranë • Apartament
APARTAMENT 3+1 | 267 M² | 127 M² VERANDË | 2 POSTE PARKIMI | MUNDËSI NDARJEJE NË 3 APARTAMENTE Një pronë me potencial të jashtëzakonshëm për banim ose investim, në një nga zonat në zhvillim të Tiranës, pranë Stacionit të Trenit, pas “Mullirit” në Bulevardin e Ri. Apartamenti ndodhet në katin e 7-të të një pallati 9-katësh me ashensor, të ndërtuar në vitin 2010, dhe aktualisht është në fazë pllakash, duke i dhënë blerësit mundësinë ta projektojë dhe organizojë hapësirën sipas kërkesave dhe stilit të tij. Prona disponon gjithsej 267 m² , të organizuara në: • 120 m² sipërfaqe neto të brendshme • 20 m² sipërfaqe të përbashkëta • 127 m² verandë • 2 poste parkimi Një nga avantazhet kryesore të kësaj prone është veranda prej 127 m², e cila i jep apartamentit një dimension të rrallë për tregun e Tiranës dhe mundësi të shumta organizimi. POTENCIAL PËR 3 APARTAMENTE Falë sipërfaqes dhe konfigurimit, prona mund të organizohet edhe si 3 njësi të veçanta, konkretisht: 2 apartamente 1+1 dhe 1 apartament 2+1, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale edhe verandën. Kjo e bën pronën veçanërisht interesante për investim, qira afatgjatë, Airbnb ose kombinim banimi dhe investimi. 📍 Vendndodhja: Bulevardi i Ri, pranë Stacionit të Trenit 📐 Sipërfaqe totale: 267 m² 🏠 Sipërfaqe neto: 120 m² 🌿 Verandë: 127 m² 🚗 2 poste parkimi Një pronë që nuk ofron vetëm hapësirë, por edhe fleksibilitet për ta kthyer sipas objektivit tuaj: një rezidencë e madhe private ose një investim me 3 njësi të pavarura. 📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni.
3 dhoma267 m²
