SHITET APARTAMENT 2+1 NË RRUGËN “DRITAN HOXHA”, LAPRAKË
Laprakë, Tiranë
Tiranë • Apartament
Ofrohet për shitje apartament 2+1, i pozicionuar në Rrugën “Dritan Hoxha”, Laprakë, buzë rrugës kryesore dhe në një zonë me akses të shkëlqyer në të gjitha shërbimet dhe facilitetet e nevojshme. Apartamenti ndodhet në katin e 11-të, jo të fundit, të një pallati të pajisur me 2 ashensorë. Prona organizohet në: Sallon të madh me këndin e kuzhinës 2 dhoma gjumi, të dyja me dalje në ballkon 1 tualet Korridor funksional Apartamenti ka planimetri open-space, duke ofruar mundësi të mira për riorganizim dhe përshtatje sipas nevojave dhe preferencave të blerësit. Falë pozicionit strategjik në Rrugën “Dritan Hoxha”, prona është një zgjedhje e përshtatshme si për banim, ashtu edhe për zyra apo aktivitet biznesi. Për më shumë detaje ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi të na kontaktoni.
2 dhoma107 m²
