Njesi per shitje, ideale për ZYRË dhe LOFT!
Rruga e Durresit, Tiranë
Tiranë • Lokale
Shitet njësi me sipërfaqe neto 48 m², e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës, në Rrugën e Durrësit, shumë pranë Kafe Flores. Prona ndodhet në katin 0, me akses të drejtpërdrejtë çka e bën ideale për aktivitete biznesi si zyrë, qendër kursesh apo shërbime të ndryshme. Falë lartësisë së konsiderueshme prej 4.7 metrash, ambienti ofron mundësi shumë të mira organizimi, duke lejuar ndërtimin e një mezanine për të dyfishuar hapësirën funksionale. Vendndodhja strategjike dhe fleksibiliteti i ambientit e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për investim ashtu edhe për përdorim biznesi. Njësia ka potencial për ndryshim destinacioni në banim, duke u kthyer lehtësisht në një apartament tip loft, ideal për jetesë ose për investim me qira. Vendndodhja strategjike dhe fleksibiliteti i ambientit e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë si për biznes ashtu edhe për banim apo investim afatgjatë. Per me shume detaje dhe vizite ne prone, me kontaktoni!
52 m²
