Apartament 2+1 Premium me oborr privat – Secret Garden Residence!
Farkë, Tiranë
Tiranë • Apartament
Apartament 2+1 Premium me oborr privat – Secret Garden Residence Në shitje, apartament 2+1 premium në Secret Garden Residence, me një sipërfaqe banimi prej 137.6 m² dhe 334 m² oborr privat, i konceptuar për të ofruar komfort, privatësi dhe një standard të lartë jetese. Prona organizohet në një korridor shpërndarës, ambient të veçuar kuzhine dhe ngrënieje, sallon të bollshëm me dalje direkte në oborr, sauna dhe jacuzzi, dy dhoma gjumi të mëdha, dy tualete, garderobë dhe lavanderi. Apartamenti shitet totalisht i mobiluar dhe i investuar, duke e bërë të gatshëm për banim të menjëhershëm. Oborri i gjerë ofron mundësi të shkëlqyera për krijimin e një hapësire private rekreative, përfshirë mundësinë e ndërtimit të një pishine. Në çmim përfshihen gjithashtu 2 poste parkimi. Një pronë e veçantë që kombinon hapësirat e një vile me komoditetin dhe sigurinë e një residence. Per me teper informacion na kontaktoni!





