Vilë me qira në Shënavlash Kodër | Pamje panoramike mbi Durrësin
Shenavlash, Durrës
Durrës • Vilë
Në një pozicion dominant, me pamje të lirë të qytetit të Durrësit dhe vijës bregdetare, jepet me qira një vilë 3-katëshe e ndërtuar në qendër të një parcele prej 3,000 m², totalisht e rrethuar, e sistemuar dhe e mbjellë me pemë të ndryshme. Organizimi: Kati përdhe: soggiorno i madh, kuzhinë gatimi e veçuar, tualet, magazinë dhe një dhomë multifunksionale. Kati i parë: 3 dhoma gjumi të mobiluara plotësisht, 1 tualet dhe ballkon në çdo dhomë. Papafingo: e mbyllur dhe nuk është pjesë funksionale e qirasë. Brenda parcelës ndodhet edhe një godinë 1-katëshe, e organizuar si apartament me dhomë dhe kuzhinë. Vila është e pajisur me kondicionerë në ambiente dhe sistem ngrohjeje me kaldajë, duke ofruar komoditet në çdo stinë. 💶 Qira: 1,700 €/muaj





