Penthouse me 2 dhoma gjumi me qira në lagjen Aktash – Pika Luxury & Green Apartments
Aktash
Prishtinë • Apartament
Ky penthouse gjendet në një nga komplekset më tërheqës të Prishtinës, pikërisht në rrugën "Gazmend Zajmi" (ish rruga Dubrovniku), që është një zonë e preferuar për banim. Kompleksi banesor ku ndodhet kjo banesë është PIKA Luxury & Green Apartments, i ndërtuar nga kompania e ndërtimit 4A PIKA. Banesa ka një sipërfaqe të brendshme prej 100.5m2, ofron një banim të përshtatshëm dhe të këndshëm. Por, ajo që bën këtë banesë më të veçantë është terasa e saj e mrekullueshme, e cila ka një sipërfaqe prej 60m2. Kjo terasë ofron hapsirë të mjaftueshme për shfrytëzim si dhe një ambient të hapur, të lirë, ku banorët mund të shijojnë pamjen e mahnitshme të qytetit. Ngrohja e banesës është sistem qëndrorë me rrymë sistemi nën dysheme, ngrohje kjo e cila siguron një temperaturë të përshtatshme dhe të barabartë në të gjithë hapësirën e banesës. Karakteristikat e ndërtesës Pika Luxury & Green Apartments janë tërheqëse për secilin banor. Kompleksi është i ndërtuar me një pamje neoklasike, e cila i jep një ndjenjë klasike dhe elegante, ndërsa funksionaliteti i saj është ultramodern. Kombinimi i këtyre elementëve sjell një ndërtesë tërheqëse për të jetuar. Përveç pamjes elegante dhe moderne, kompleksi është krijuar me konceptin "Eco green" dhe "Smart home." e cila ju ofron një përvojë të avancuar të banimit. Lokacioni i këtij penthouse është i jashtëzakonshëm, gjendet shumë afër qendrës së qytetit, duke e bërë qasjen në të gjitha shërbimet e qytetit lehtësisht të arritshme. Afërsia me dy shkolla fillore të njohura, qendrën e mjekësisë familjare dhe fakultetet publike bën që kjo zonë të jetë e preferuar. Penthouse ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 2 Dhoma gjumi | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Banjo | 1 WC | 1 Terasë (60m2) | 1 Ballkon | 1 Garazhë







