Objekt për Hoteleri në Shitje në Sun Palasë – Mundësi Premium Investimi
Palasë, Dhërmi, Vlorë
Vlorë • Lokale
Ofrohet për shitje një objekt me sipërfaqe totale 1,100 m², i konceptuar si një mundësi ideale për zhvillim hotelerie në zonën elitare të Sun Palasë. Me potencial organizimi prej 30–35 dhomash, prona krijon bazën perfekte për realizimin e një hoteli, boutique hotel apo apart-hotel me standarde të larta. I pozicionuar në një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit jugor, vetëm 700 metra larg plazhit në zonën më elitare të jugut, pranë detit dhe me akses të lehtë, ky projekt përfaqëson një investim strategjik me perspektivë të lartë zhvillimi dhe kthimi financiar. Për më shumë informacion dhe detaje mbi këtë mundësi investimi, ju lutemi na kontaktoni.






















