BAR-RESTORANT ME QIRA, VENDOSUR TEK RRETH-RROTULLIMI I SHKOZES!
Shkozë, Tiranë
Tiranë • Lokale
Jepet me qira ambient bar–restorant pranë rrethrrotullimit të Shkozës Një mundësi e shkëlqyer biznesi në një nga zonat më të aksesueshme të Tiranës! Ambienti është i organizuar në dy kate, me një strukturë funksionale dhe stil unik vintage, që ofron komoditet, ngrohtësi dhe karakter të veçantë. Organizimi i brendshëm: -Kati i parë: përfshin banakun e barit, një verandë të bollshme ideale për pritje verore, si dhe një kënd lojërash për fëmijë që e bën vendin perfekt për familjarë. -Kati i dytë: i dedikuar pjesës së restorantit dhe ambientit të gatimit, plotësisht i pajisur dhe funksional në çdo detaj. Detaje të pronës: -Sipërfaqe totale: 320.4 m² -4 poste parkimi të dedikuara për klientë dhe staf -Arredim vintage me stil të ngrohtë dhe atmosferë tërheqëse -Vendndodhje shumë e favorshme, me akses të lehtë nga rruga kryesore -Gjendje gati për përdorim – çdo pajisje është funksionale dhe në gjendje shumë të mirë Ky ambient përfaqëson një mundësi investimi të menjëhershme për këdo që kërkon të zhvillojë aktivitetin e tij në fushën e gastronomisë, në një zonë me qarkullim të vazhdueshëm klientësh dhe dukshmëri të lartë. Qiraja mujore: 3000 € (neto) Për më shumë informacion dhe për të rezervuar një vizitë në pronë, na kontaktoni!




