AMBIENT ZYRE ME QIRA, PRANE QENDRES TEK PAZARI I RI MBI NEPTUN, TIRANE!
Pazari i ri, Tiranë
Tiranë • Apartament
Jepet me qira ambient biznesi në një nga zonat më të kërkuara të Tiranës – Pazari i Ri, mbi Nepunin. Ambienti është totalisht i rikonstruktuar, me një organizim funksional dhe ndodhet në kati e parë të një ndërtese të mirëadministruar. Pozicioni i tij buzë rrugës kryesore ofron dukshmëri të lartë, akses të menjëhershëm nga rruga, si dhe një qarkullim të vazhdueshëm njerëzish gjatë gjithë ditës. Organizimi: -3 ambiente pune (Kondicioner ne cdo ambient) -Korridor shpërndarës -Tualet -Ballkon që shtrihet në gjithë gjatësinë e ambientit Falë vendndodhjes qendrore dhe infrastrukturës përreth, ambienti është i përshtatshëm për një sërë tipologjish biznesi si: zyra konsulence, klinikë estetike, studio dizajni, qendër estetike & spa, agjenci udhëtimi, noteri, studio arkitekture, apo çdo aktivitet tjetër që kërkon një vendndodhje prestigjioze dhe lehtësisht të aksesueshme. Pozicioni pranë Pazarit të Ri e vendos pronën në një nga zonat më dinamike të qytetit – me trafik të lartë këmbësorësh, infrastrukturë të zhvilluar, ambiente tregtare, restorante dhe kafene moderne, duke ofruar të gjitha kushtet për një aktivitet të suksesshëm. Qira mujore: 750 euro (neto) Për më shumë informacion ose për të planifikuar një vizitë në pronë mund te kontaktoni!
3 dhoma70 m²
