SHITET NJËSI KOMERCIALE – SHESHI WILLSON
Tirana e re, Tiranë
Tiranë • Lokale
Ofrohet për shitje njësi komerciale e pozicionuar në katin e dytë, pas Postës 8, pranë Sheshit Willson, në një nga zonat më të frekuentuara dhe më të aksesueshme të Tiranës. Prona, falë pozicionit dhe organizimit të saj, është veçanërisht e përshtatshme për ambiente zyrash, studio profesionale, kompani, konsulenca, agjenci apo aktivitete të ndryshme biznesi. Vendndodhja përbën një nga avantazhet kryesore të kësaj prone, duke ofruar akses të lehtë nga zona të ndryshme të qytetit dhe duke qenë pranë shërbimeve, bizneseve dhe institucioneve të shumta. Një mundësi e mirë për zhvillimin e aktivitetit tuaj ose si investim në një zonë me kërkesë të lartë për ambiente biznesi. Për më shumë informacion mbi pronën, specifikat dhe mundësinë e vizitës, ju ftojmë të na kontaktoni.
45 m²
