Bulevardi i Ri! Për shitje Ambient Biznesi Premium 281 m² | Lartësi 4.8 m | Ndërtim i Ri | Lokacion Strategjik

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Ofrojmë për shitje ambient biznesi premium, i pozicionuar në katin e parë të një objekti të ri, në një zonë me zhvillim të shpejtë midis Bulevardit të Ri dhe zonës së Paskuqanit. Ambienti ka një lartësi mbresëlënëse prej 4.8 metrash, çka ofron mundësi reale për ndarje në nënkat (mezzanine) dhe shfrytëzim maksimal të hapësirës. Falë shkallës së dedikuar, aksesi është i pavarur dhe shumë funksional për çdo lloj aktiviteti biznesi. Fasada e plotë prej xhami garanton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ekspozim maksimal, si dhe pamje të lirë, duke e bërë ambientin ideal për biznese që kërkojnë prezencë dhe imazh profesional. Objekti ndodhet buzë rruge kryesore, me akses të lehtë dhe vizibilitet shumë të mirë. Me një sipërfaqe totale prej 281 m², ambienti është i përshtatshëm për një gamë të gjerë aktivitetesh si: Zyra moderne dhe kompani shërbimesh Palestër apo qendër fitness Klinikë mjekësore / dentare / estetike Qendra trajnimi, after-school, apo biznese të tjera komerciale Një mundësi shumë e mirë investimi, si për përdorim personal ashtu edhe për dhënie me qira, në një zonë që po fiton gjithnjë e më shumë vlerë dhe kërkesë në treg. 📍 Lokacion strategjik | Objekt i ri | Fleksibilitet maksimal për biznesin tuaj
Kontakto
Gertjana Lutaj
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Tiranë
29 shpallje aktive · të ngjashme në madhësi
Kjo pronë
1 600 EUR/m²
+12% · Mbi medianën lokale
Mediana lokale
1 425 EUR/m²
380 000 EUR medianë
Interval tipik
1 000-2 400
EUR/m² · 25-75%





