Mundësi Unike Investimi | Ndërtesë 3-Katëshe pranë Sheshit të Flamurit, Vlorë

Hartë / Karta
Fakte
Përshkrim
Në një nga zonat më strategjike të qytetit të Vlorës, pranë Sheshit të Flamurit, Bashkisë dhe Qendrës Historike, ofrohet për shitje një ndërtesë 3-katëshe me potencial të lartë investimi. Prona ka një sipërfaqe totale prej 394 m² ndertim dhe 401 m truall, të organizuar në tre kate (129 m², 129 m² dhe 136 m²), dhe ofron ambiente të bollshme, ndriçim natyral, verandë, oborr privat dhe hapësirë parkimi. Objekti është rikonstruktuar plotësisht nga jashtë gjatë vitit 2026, ndërsa ambientet e brendshme janë lënë të painvestuara, duke i ofruar investitorit mundësinë t'i projektojë dhe përshtatë sipas nevojave dhe funksionit të aktivitetit që synon të zhvillojë. Falë pozicionit strategjik, prona është ideale për: Klinikë mjekësore ose poliklinikë Kopsht privat ose qendër After School Institucion arsimor privat Zyra administrative ose qendër biznesi Hotel butik Azil për të moshuar Apartamente me qira Aksesi i menjëhershëm në rrugët kryesore, afërsia me institucionet publike dhe qendrën e qytetit e bëjnë këtë pronë një zgjedhje ideale për zhvillim biznesi ose investim afatgjatë. Prona disponon dokumentacion të rregullt dhe certifikatë pronësie. Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, na kontaktoni.
Kontakto
Viola Malaj
Banka që ofrojnë kredi

Raiffeisen bank
RekomanduarApliko për kredi banese ose merr miratimin për kredi
Analizë tregu
ShitjeTregu në Vlorë
22 shpallje aktive · e njëjta kategori
Kjo pronë
692 EUR/m²
-57% · Nën medianën lokale
Mediana lokale
1 621 EUR/m²
186 500 EUR medianë
Interval tipik
786-2 038
EUR/m² · 25-75%





