Shpinet • PrishtinëMati 1

Banesa me qiraMati 1, Prishtinë

Zonë e re banimi në Prishtinë me ndërtime moderne dhe qasje të shpejtë në qendër.

78 oferta të disponueshme

Shfaq 73-78 nga 78Mati 1

  • Banesë me 1 dhomë gjumi me qira në lagjen Mati 1

    320 EUR/muaj

    Prishtinë • Mati 1

    Prishtinë • Apartament

    Banesa gjendet në lagjen Mati 1, rruga "Malush Kosova", afër zyrave të EULEX-it. Ka një sipërfaqe prej 65 m² dhe orientim në lindje–perëndim, ndërsa sistemi i ngrohjes është i kyçur në rrjetin e Termokosit. Lokacioni është afër Qendrës Klinike Spitalore, ku janë të qasshme të gjitha shërbimet e nevojshme për jetesë, si dhe transporti publik. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenjeje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Banjo | 1 Ballkon

    1 dhoma65
  • Banesë 1 dhomë gjumi me qira në lagjen Mati 1 – Rruga C

    400 EUR/muaj

    Prishtinë • Mati 1

    Prishtinë • Apartament

    Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në kompleksin e ndërtuar nga kompania e ndërtimit “DP Partners”, kompleks ky i cili gjendet në lagjen Mati 1, rruga C në një lokacion të favorshëm dhe me qasje të lehtë në rrugën B. Kompleksi është i organizuar mirë, posedon kënde lojrash për fëmijë, gjelbërim, ka parking nëntokësor dhe të jashtëm si dhe infrastrukturë moderne me distancë të mjaftueshme mes objekteve, ashensor funksional si dhe mirëmbajtje të ndërtesës. Banesa është tërësisht e mobiluar dhe e gatshme për banim, ka gjithësej 58m2 Neto (67m2 Bruto) sipërfaqe si dhe ka orientim Jug. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 1 Dhomë gjumi | 1 Ballkon | 1 Banjo

    1 dhoma58
  • Penthouse me 3 dhoma gjumi me qira në lagjen Mati 1

    1 150 EUR/muaj

    Prishtinë • Mati 1

    Prishtinë • Apartament

    Penthouse gjendet në lagjen Mati 1, në rrugën "Sokol Sopi”, shumë afër shkollës “Mileniumi 3. Penthouse është pjesë e kompleksit "Pika Comfort" të ndërtuar nga kompania "4A Pika". Kjo banesë është ndërtuar me një kualitet të lartë dhe ofron hapësira të rehatshme për banim. Ky kompleks është dizajnuar me kujdes dhe ka një oborr të bukur që i përket kompleksit dhe që ofron hapësira të përbashkëta për banorët. Penthouse është tërësisht e mobiluar dhe e dizajnuar me arkitekturë moderne, ka sipërfaqe totale prej 200m2 ku prej tyre 120m2 janë banim dhe 80m2 janë tersë, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike dhe kondicioner si ka orientim jug – lindje. *Garazha përfshihet në çmim si dhe të gjitha shpenzimet përveç energjisë elektrike dhe internetit. Penthouse ka këtë rendite: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 3 Dhoma gjumi (njëra Master Bedroom) | 1 Terasë (80m2) | 1 Ballkon | 2 Banjo (njëra në Master Bedroom) | 1 Tualet | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

    3 dhoma200
  • Banesë me 2 dhoma gjumi me qira në lagjen Mati 1 - Rruga C

    450 EUR/muaj

    Prishtinë • Mati 1

    Prishtine • Apartament

    Banesa ndodhet në lagjen Mati 1, konkretisht në rrugën “C”, në objektin "Rezidenca Gjermane". Me një sipërfaqe prej 74m2 , kjo banesë ofron organizim funksional dhe hapësirë të bollshme. E mobiluar plotësisht me orendi moderne dhe të cilësisë së lartë si dhe ka orientim në perëndim, duke siguruar ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, si dhe ka sistem ngrohjeje qendrore me rrymë. Pozicioni strategjik ofron qasje të shpejtë në shumë drejtime të qytetit dhe afërsi me linjat e trafikut urban! *Në çmim përfshihet 1 garazhë. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Depo | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

    2 dhoma74
  • Banesa gjendet në lagjen Mati 1 – Rruga Muharrem Fejza

    450 EUR/muaj

    Prishtinë • Rruga Muharrem Fejza

    Prishtine • Apartament

    Banesa gjendet në lagjen Mati 1 – Rruga Muharrem Fejza, në kompleksin banesor të ndërtuar nga kompania e ndërtimit "Art Construction". Kjo banesë e orientuar në lindje ka një investim ekstra dhe ofron një ambient të rehatshëm dhe të përshtatshëm për banim. Banesa ka gjithësej 82.4m2 sipërfaqe totale, ngrohje qëndrore me rrymë, duke siguruar një ambient të ngrohtë dhe të rehatshëm gjatë stinëve të ftohta. Përveç kësaj, kompleksi banesor ku ndodhet banesa ofron ambiente të përbashkëta, si oborr dhe hapësira të jashtme për parkim. Me një lokacion të përshtatshëm në lagjen Mati 1, banesa ofron akses të lehtë në shërbimet e rëndësishme si dyqanet, restorantet, transportin publik, shkollat si dhe hapësirat e gjelbërta dhe parqe dhe për rekreacion. *Garazha përfshihet në çmim. Banesa ka këtë renditje: | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë me tryezari | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Tualet | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

    2 dhoma82
  • Banese me qera në Mati 1

    490 EUR/muaj

    Prishtinë • Mati 1

    Prishtine • Apartament

    Banese me qera në Mati 1 Banesa ndodhet ne rrugen B kati i I-pare Qëndrim ditor me kuzhinë | një dhomë gjumi | tualet | ballkon |

    2 dhoma