Shpinet • PrishtinëArbëri (Dragodan)

Lokale me qiraArbëri (Dragodan), Prishtinë

Lagjja më e kërkuar e Prishtinës, me ambasada, restorante dhe banesa të standardit të lartë.

43 oferta të disponueshme

Shfaq 25-43 nga 43Arbëri (Dragodan)

  • Lokal 130m2 me qira në lagjen Arberia – Dragodan

    1 200 EUR/muaj

    Prishtinë • Arberia

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht te unaza e bredshme e qyetit, rrugë kjo e cila lidhet me rrugën “Vicianum” dhe rrethin duplex në Lakrishte. Lokali është tërësisht i renovuar dhe i gatshëm për shfrytëzim, po ashtu ka sipërfaqe totale prej 130m2 si dhe ka orientim lindje. Lokali ka mundësi të organizimit për veprimatri të ndryshme biznesore, po ashtu ka pozicion të mirë me vizibilitet nga rruga kryesore.

    130
  • Lokal me QIRA – 188 m² | Dragodan (Arbëri), afër Komunës së Re

    2 000 EUR/muaj

    Prishtinë • Dragodan

    Prishtine • Lokale

    Organizimi i lokalit: ● Ambient kryesor ● 1 Toalet Ofrohet me qira lokali 188 m² në Dragodan (Arbëri), Rr. Mine Peza, Kompleksi Capitol Residence, afër Komunës së Re. Lokali ndodhet në një zonë elitare dhe shumë të kërkuar, i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme biznesi. Një mundësi ideale për biznese që kërkojnë ekspozim dhe lokacion strategjik. 📌 Për më shumë informata ose për organizim të vizitës, na kontaktoni!

    188
  • Zyre me 3 dhoma pune me qira në lagjën Arbëria – Dragodan

    500 EUR/muaj

    Prishtinë • Arberia

    Prishtinë • Zyre

    Zyra gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në objektin afarist – banesor të ndërtuar nga kompania Berisha Group dhe gjendet më saktësisht mbrapa qendrës tregtare “Minimax”. Zyra është e re dhe e gatshme për shfrytëzim, është e përshtatshme për shumë llojshmëri të bizneseve si psh: zyre e programimit, call center, administratë etj. Zyra ka gjithësej 94m2 sipërfaqe e ndarë në 3 dhoma pune dhe ka orientim Veri – Jug. Zyra ka këtë renditje: | 3 Dhoma pune | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Tualet | 1 Depo

    3 dhoma94
  • Shtëpi me 4 dhoma pune me qira në lagjen Arberia-Dragodan

    2 000 EUR/muaj

    Prishtinë • Arberia

    Prishtinë • Zyre

    Shtëpia gjendet në lagjen Arbëria, është një shtëpi e veçantë për shkak të lokacionit të saj të favorshëm dhe karakteristikave të tilla si qasja e shpejtë në rrugët kryesore dhe prania e shumë ambasadave, që e bëjnë një zonë të njohur për sigurinë dhe qetësinë.Shtëpia ka një sipërfaqe prej 280m2 dhe është e rrethuar nga një bahçe dhe terasë jashtme prej 350m2, duke e bërë të përshtatshme për momente të këndshme jashtë. Për ngrohjen e saj janë dy mundesi ajo me naftë dhe pelet, e cila siguron ngrohje te kendshme gjate ditëve te ftohta.Orientimin i shtëpisë nga lindja ofron një ambient të ndriçuar dhe të ngrohtë gjatë gjithë ditës. Këto karakteristika e bëjnë atë një vend të këndshëm për të jetuar apo për të punuar, duke i dhënë një atmosferë të favorshme dhe të qetë.Shtëpia po ashtu ka 5 vende parkingu në Garazhë e cila është avantazh në këtë zone.Shtë ka këtë renditjel: Përdhesa: | 5 Garazha Kati i I-rë: | 1 Sallon | 1 Kuzhinë | 1 Toalet Kati i II-të: | 2 Dhoma gjumi | 2 Banjo |1 Ballkon Kati i III-të: | 2 Dhoma gjumi | 2 Banjo |1 Ballkon

    4 dhoma280
  • Zyre 446m2 me qira në lagjen Arbëria - Dragodan

    1 500 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Zyre

    Zyra gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan në një vendndodhje të favorshme afër rrugës kryesore “Ahmet Krasniqi”. Zyra ofron një sipërfaqe totale prej 446m2, çdo dhomë posedon kondicioner, poashtu posedon edhe gjenerator prej 33 kVA. Kjo zyrë është e shkëlqyeshëm për kompani të ndryshme ose organizata që kërkojnë një hapësirë të gjerë dhe funksionale për të zhvilluar veprimtarinë e tyre. Zyra ka një planimetri të mirëorganizuar dhe ka të gjitha hapësirat e nevojshme për një ambient të përshtatshëm të punës. Zyra është e ndarë në 3 kate dhe ka këtë renditje: | 10 Dhoma pune | 2 Banjo | 4 Ballkona | 1 Terasë

    445
  • Lokal 176m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    2 300 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali ndodhet në lagjen Arbëria – Dragodan në objektin afarist – banesor “MC SHPK”. Lokacioni i lokalit është afër "Komunës së re" dhe ka qasje direkte në rrugën kryesore, duke e bërë atë një zgjedhje të mirë për bizneset që kërkojnë një lokacion të përshtatshëm. Lokali ka një sipërfaqe prej 176m2 si dhe orientohet në Jug - Perëndim, po ashtu është i përshtatshëm për biznese të ndryshme, siç janë firmat e vogla dhe të mesme, start-up-et dhe zyrat konsultuese, ndërsa mund të jetë e përshtatshme edhe për qendra të ndryshme trajnimi, ordinanc apo biznese të tjera.

    176
  • Lokal 417.45m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, lokacioni i lokalit është i favorshëm pasi që ka qasje direkte në rrugën "Vicianum", e cila është një rrugë e rëndësishme që lidh zonat e ndryshme të qytetit. Lokali ka një sipërfaqe totale prej 417.45m2, është i pajisur me sistem ngrohjeje qëndrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) dhe posedon klimatizim. Lokali orientohet në lindje si dhe është tërësisht i renovuar, ka ndarje fizike të dhomave të punës me xhama dhe është i gatshëm për shfrytëzim.

    417
  • Lokal 68 m² me qira në lagjen Arbëria - Dragodan

    500 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali me sipërfaqe prej 68 m², gjendet në lagjen Arbëria -Dragodan, në objektin BUNA. Lokali ndodhet në katin përdhesë të objektit, në këndin e tij, gjë që i mundëson ndriçim natyral nga tri anë, duke krijuar një ambient të ndritshëm dhe të përshtatshëm për aktivitete të ndryshme afariste. Është i përshtatshëm për shumë lloje biznesesh si depo farmaceutike, zyre, market.

    68
  • Objekt afarist 610m2 me qira në lagjen Arbëria-Dragodan

    5 500 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në lagjen Arbëria-Dragodan, në një lokacion tejet të favorshëm me qasje të lehtë nga katër drejtime të ndryshme që e bëjnë atë ideal për përfaqësi diplomatike apo institucione ndërkombëtare që kërkojnë siguri, funksionalitet dhe privatësi të lartë. Objekti ka një sipërfaqe prej 610 m2 dhe është ndërtuar mbi një truall prej 10 ari si dhe 6 ari të dedikuara për parking me kapacitet për deri në 30 vetura. Objekti është projektuar dhe ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare për ambasada duke përfshirë elemente të avancuara sigurie si sistemi i alarmit kundër zjarrit, kamerat e sigurisë, rrethojat mbrojtëse të larta 3 metra, dyert speciale të blinduara, dritaret e blinduara dhe dy dalje emergjente. Objekti posedon dy hyrje të ndara njëra nga ana e sipërme e cila ofron qasje direkte në zonën e parkingut ndërsa pjesët përreth objektit janë të rregulluara me bahçe në të dy anët, përpara dhe prapa. Ngrohja qëndroe është me sistem të kombinuar me naftë dhe energji elektrike, si dhe cdo dhomë pune ka klimë qe siguron ambient të pershtatshëm për punë në ditët e ngrohta. Objekti gjithashtu përmban një gjenerator me kapacitet prej 75 kilovatësh, një rezervuar nafte prej 2,500 litrash dhe një rezervuar uji rezervë me kapacitet prej 8,000 litrash. Orientimi i shtëpisë është nga lindja, jugu dhe perëndimi, gjë që mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe krijon një ambient të ngrohtë dhe komod për banim ose funksione institucionale. Objekti ka këtë renditje: - Përdhesa: | 4 Hapësira te depove - Kati i 1-rë: | 1 Recepcion | 1 Sallë për konferenca | 1 Depo | 1 Banjo | 1 Depo e ngrohjes qendrore - Kati i 2-të: | 4 Dhoma pune | 1 Salle për konferenca | 1 Banjo | 1 Ballkon | 1 Terasë - Kati i 3-të: | 4 Dhoma pune | 1 Banjo | 1 Ballkon

    610
  • Zyre me 12 dhoma pune me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    4 000 EUR/muaj

    Prishtinë • Arberia

    Prishtinë • Zyre

    Objekti gjendet në lagjen Arbëria (ish-Dragodan), afër restaurantit Amadeus. Ky objekt modern me sipërfaqe prej 750m²,është i përshtatur dhe i dedikuar për aktivitete administrative dhe zyrtare. Objekti është i ndarë në 12 zyra funksionale, ku dy prej tyre ofrojnë hapësira të mëdha me sipërfaqe prej 140m² dhe 150m², ideale për zyra ekzekutive ose salla takimesh. Përveç zyrave, objekti përfshin: - | 2 garazha të mbyllura - | 1 ballkon - | 2 terasa - | 3 banjo - | 3 tualete Objekti është i pajisur me infrastrukturë teknike dhe materiale ndërtimi të nivelit të lartë, duke përfshirë: Dyer dhe dritare të standardit të lartë “KBS”, Sistem ventilimi “Bosch”, Ngrohje qëndrore “Tieme” me kontroll të temperaturës “Bticino”, Instalime elektrike dhe rrjeti me standarde CE nga “ELAN” dhe “Bticino”, Dritë 100% LED dhe ndriçim emergjent “Schneider”, Laminat cilësor 1.5cm C5, Gjenerator 48KW “Perkins – UK” për furnizim të pandërprerë me energji, Rezervuar uji automatik 4000L, Sisteme të sigurisë dhe mbikëqyrjes: alarm sigurie “Paradox”, alarm zjarri “Kentec Electronics”, CCTV kamera “Sony”, Sistemi i ujitjes së oborrit “Gardena”, Kontroll i hyrjes me teknologji “ZK Technology”, Rrjet LAN dhe sistem telefoni me kabllim “Belden” në të gjithë objektin. Kjo pronë ofron kushte të shkëlqyera për kompani, institucione apo organizata që kërkojnë ambiente profesionale, të sigurta dhe tërësisht funksionale në një nga zonat më elitare të kryeqytetit.

    12 dhoma750
  • Lokal 410m2 me qira në lagjen Arbëria - Dragodan

    3 900 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria (ish Dragodan) konkretisht në rrugën “Vicianum” një lokacion që karakterizohet me infrastrukturë të zhvilluar prani të bizneseve të konsoliduara dhe qasje të lehtë në akset kryesore rrugore të qytetit Kjo pozitë strategjike e bën lokalin tejet atraktiv për çfarëdo aktiviteti komercial administrativ apo shërbyes që kërkon prezencë të dukshme dhe qasje të shpejtë për klientët dhe partnerët afaristë Objekti ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 410m² dhe ofron një konfigurim të brendshëm që i përshtatet një game të gjerë të përdorimeve afariste Rreth 70% e hapësirës ka lartësi mbi mesataren industriale prej 4 metrash çka mundëson shfrytëzim për ambiente që kërkojnë volum të shtuar siç janë showroom-et qendrat e trajnimit hapësirat kreative apo përdorimi me magazinim ndërsa pjesa tjetër prej 30% ka lartësi 2.4 metra dhe mund të shfrytëzohet në mënyrë efikase për zyra ambiente ndihmëse ose hapësira për stafin operativ Lokali është i pajisur me sistem modern të ngrohjes dhe ftohjes përmes pompës termike që siguron efikasitet energjetik dhe komoditet gjatë të gjitha stinëve duke garantuar një ambient pune të qëndrueshëm për të gjitha veprimtaritë afariste Përveç kësaj ekziston edhe mundësia e lidhjes me rrjetin e ngrohjes qendrore të qytetit Termokos duke ofruar fleksibilitet shtesë për zgjedhjen e mënyrës së ngrohjes sipas preferencave dhe nevojave të qiramarrësit Përveç karakteristikave të brendshme fleksibile lokali ofron mundësi për brendim të jashtëm vizibilitet të lartë dhe qasje direkte nga rruga kryesore gjë që ndihmon në rritjen e vlerës së ekspozimit për secilin biznes që vepron në këtë hapësirë

    410
  • Lokal 90m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    1 200 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në kompleksin afarist – banesor “Capitol Residence” të ndërtuar nga kompania “Krapi Group” i cili është i ndërtuar me kualitet të lartë dhe ka lokacion të frekuentuar, ku afër ndodhet qendra tregtare Minimax dhe komuna e re. Lokali ka gjithësej 90m2 sipërfaqe dhe orientohet në Jug, ka sistem të ngrohjes me ngrohje elektrike dhe ka shtrirje nën dysheme. Lokali është i gatshëm për shfrytëzim dhe është i përshtatshëm për veprimtari biznesore të ndryshme.

    90
  • Lokal 211m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    2 750 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në kompleksin afarist – banesor “Capitol Residence” të ndërtuar nga kompania “Krapi Group” i cili është i ndërtuar me kualitet të lartë dhe ka lokacion të frekuentuar, ku afër ndodhet qendra tregtare Minimax dhe komuna e re. Lokali ka gjithësej 211m2 sipërfaqe dhe orientohet në Jug - Lindje, ka sistem të ngrohjes me ngrohje elektrike dhe ka shtrirje nën dysheme. Lokali është i gatshëm për shfrytëzim dhe është i përshtatshëm për shumë veprimtari biznesore. Në çmim nuk përfshihet TVSH-ja.

    211
  • Objekt afarist 570m2 me qira në lagjen Arbëria-Dragodan

    3 700 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në lagjen Arbëria, duke ofruar qasje të shpejtë dhe komoditet me të gjitha shërbimet e nevojshme për një jetesë cilësore. Objekti ka një sipërfaqe shfrytëzimi prej 450m², të ndara në 3 etazhe përfshirë edhe një local në katin përdhesë prej 120m², i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore. Objekti është i sapo-renovuar në tërësi dhe gati për shfrytëzim, me ngrohje qendrore elektrike dhe orientim perfekt nga lindja, duke përfituar dritë natyrale gjatë gjithë ditës. Shtepia ka këtë renditje: -Përdhesa: | Lokal 120m2 -Kati i 1-rë: | 3 dhoma pune | 1 Banjo | 2 Terasa -Kati i 2-të: | 3 dhoma pune | 1 Banjo | 1 Ballkon -Kati i 3-të: | 3 dhoma pune | 1 Banjo | 1 Ballkon -Kati i 4-të: | 1 Terasë 150m2

    9 dhoma570
  • Lokal 75m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    500 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, lokal ky i cili është i ndërtuar me kualitet të lartë dhe ka lokacion të frekuentuar, ku afër ndodhet qendra tregtare Minimax. Lokali ka gjithësej 75m2 sipërfaqe dhe orientohet në Jug-Lindje, ka sistem të ngrohjes me ngrohje elektrike dhe ka shtrirje nën dysheme.Lokali posedon dritare te medha gje qe e ben ndriqimin shum te mire dhe është i gatshëm për shfrytëzim, është i përshtatshëm për shumë veprimtari biznesore.

    75
  • Lokal 130m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    1 300 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria - Dragodan, në objektin e ndërtuar nga kompania "Tregtia". Ajo ndodhet në afërsi të kompanisë "Cacttus” dhe laboratorit “Avicena”, duke e bërë atë një vendodhje të përshtatshme për ata që kërkojnë të jenë afër shërbimeve të ndryshme. Lokali është në gjendje shumë të mirë dhe ka ndarje fizike me xhama, ka një sipërfaqe prej 130m2, orientohet në Lindje dhe ka sistem të ngrohjes qendrore është me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe me pompë termike. *Në çmim nuk përfshihet TVSH-ja.

    130
  • Zyre me 3 dhoma pune me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    1 200 EUR/muaj

    Prishtinë • Arberia

    Prishtinë • Zyre

    Zyra gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktësisht në objektin afarist – banesor “Agikos”. Zyra ka lokacion shumë të përshtatshëm pasi që ka qasje në dy rrugë kryesore, ka afërsi me qendrën e qytetit si dhe ka shumë shërbime të nevojshme afër. Zyra është e renovuar dhe ofron kushte shumë të mira pune, ka sipërfaqe totale prej 96m2, posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos), si dhe ka orientim lindje. * Zyra lëshohet me qira me inventarin që shihet në foto si dhe një garazhë përfshihet në çmim. Zyra ka këtë renditje: | 3 Dhoma pune | 1 Kuzhinë | 1 Ballkon | 1 Banjo | 1 Tualet | 1 Garazhë (e përfshirë në çmim)

    3 dhoma96
  • Depo 450m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    2 700 EUR/muaj

    Prishtinë • Arbëria

    Prishtinë • Depo/Kapanon

    Depo gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, më saktëisht në rrugën kryesore “Ahmet Krasniqi”. Depo ndodhet në një zonë me frekuentim të lartë dhe me qasje të lehtë në rrugë magjistrale, ka sipërfaqe totale prej 450m2 dhe lartësi prej 6 metra. Depo ofron kushte të mira për biznes, ka dy zyre të ndara dhe një tualet, po ashtu është e përshtatshme për: magazinë, qendrës logjistike, prodhmitari, showroom etj, po ashtu ofron parking të jashtëm të mjaftushëm.

    450
  • Lokal me QIRA – 227 m² | Dragodan

    2 500 EUR/muaj

    Prishtinë • Dragodan

    Prishtine • Lokale

    Organizimi i lokalit: ● Ambient i hapur ● 2 Hyrje kryesore ● Qasje nga rruga kryesore dhe pllatoja banesore Ofrohet me qira lokal afarist me sipërfaqe 227 m² në Dragodan. Lokali ka qasje direkte në rrugën kryesore dhe dy hyrje funksionale, duke e bërë shumë të përshtatshëm për aktivitete të ndryshme biznesi. Pozicionimi strategjik dhe ekspozimi i lartë e bëjnë këtë hapësirë ideale për showroom, zyre, klinikë, market apo aktivitete të tjera afariste. Lokali lirohet nga data 1 Maj. Çmimi është i negociueshëm. 📌 Për më shumë informata ose për organizim të vizitës, na kontaktoni!

    227