Garsoniere e Mobiluar në Shitje tek Sheshi Willson
Sheshi Willson, Tiranë
Tiranë • Apartament
Garsoniere premium me mobilim cilësor – Sheshi Willson, Tiranë e Re Në një nga zonat më të kërkuara dhe më elitare të Tiranës së Re, pranë Sheshit Willson, ofrohet për shitje një garsoniere moderne, e mobiluar me standarde të larta dhe e menduar për komoditet maksimal. Prona ndodhet në një pallat të ri, të mirëadministruar, në katin e parë te banimit dhe pamje te hapur mbi Sheshin Willson dhe ofron një organizim shumë funksional të hapësirës. • Sipërfaqe neto: 40 m² • Sipërfaqe bruto: 50 m² Apartamenti është aktualisht i menaxhuar si Airbnb, duke gjeneruar të ardhura të qëndrueshme, çka e bën një mundësi ideale investimi për qira afatshkurtra ose afatgjata. Vendndodhja strategjike ofron akses të menjëhershëm në shërbime, restorante, transport publik dhe jetën urbane të gjallë të zonës, duke e bërë këtë pronë të përshtatshme si për banim ashtu edhe për investim me kthim të shpejtë. Për më shumë informacion ose për vizitë në pronë, na kontaktoni.
1 dhoma50 m²
