Rezultatet e kërkimit

Shfaq 2011-2040 nga 2158

  • Lokal 71.23m2 në shitje në lagjen Aktash – Prishtina Stars

    Lokal 71.23m2 në shitje në lagjen Aktash – Prishtina Stars

    350 000 EUR

    Aktash

    Prishtinë • Lokale

    Ky Lokal ndodhet në lagjen Aktash, në kompleksin “Prishtina Stars” në rrugën “Lordi Bajron” i cili gjendet në një lokacion me qasje të menjëhershme në të gjitha shërbimet e nevojshme. Lokacioni i lokalit është i favorshëm pasi që ndodhet në një zonë me frekuentim të lartë. Lokali është ndërtim i ri dhe është i gatshëm për shfrytëzim, është i përshtatshëm për shumë veprimtari afarsite. Lokali ka sipëfaqe totale prej 71.23m2 dhe ka orientim jug - lindje.

    71
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 406m2 në shitje në lagjen Mati 1 – Alko Group

    1 100 000 EUR

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Mati 1, në objektin “Alko Group”, dhe paraqet një mundësi shumë të përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste. Ai ka një sipërfaqe prej 406m² të regjistruar në fletë poseduse, si dhe rreth 200m² shtesë të shfrytëzuar në anësore të lokalit, falë lartësisë prej afërsisht 6 metrash. Pozita e favorshme dhe funksionaliteti i hapësirës e bëjnë këtë lokal ideal për aktivitete të ndryshme biznesore. Përpara tij gjenden rreth 8 hapësira parkimi, të cilat ofrojnë lehtësi si për klientët ashtu edhe për punonjësit. Lokali ka dokumentacion të rregullt dhe fletë poseduse, çka e bën më të lehtë dhe të sigurt procesin e blerjes, si dhe krijon mundësi për financim nga banka. Orientimi perëndimor ofron ndriçim të bollshëm gjatë ditës, ndërsa dritaret e mëdha në ballinë i japin lokalit pamje moderne dhe ekspozim të shkëlqyer.

    406
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 1,000m2 me qira në lagjen Dodona

    10 000 EUR/muaj

    Dodona

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në lagjen Dodona, më saktëisht në rrugën “Bajram Kelmendi”. Lokacioni i objektit është shumë i përshtatshëm pasi që ndodhet vetem 5 minuta larg prej sheshit kryesor “Skenderbeu”, ka vizibilitet nga rruga, po ashtu në afërsi ka shumë shërbime të ndryshme dhe linjat e trafikut urban të cilat janë të nevojshme për stafin. Objekti është i gatshëm për shfrytëzim për qellime të ndryshme biznesore, ka siprëfaqe totale prej 1,000m2 të ndara në 5 kate (B+P+3), posedon ngrohje qendrore me naftë dhe klimatizim, si dhe ka orientim perëndim. *Në çmim përfshihet TVSH dhe tatimi mbi burim. Objekti ka këtë renditje: - Bodrumi | 1 Dhomë pune | 1 Tualet | 1 Server room - Kati përdhes | 3 Dhoma pune | 1 Recepsion | 1 Tualet - Kati i I-rë | 2 Dhoma pune | 1 Tualet - Kati i II-të | 2 Dhoma pune | 1 Tualet - Kati i III-të | 3 Dhoma pune | 1 Ballkon | 1 Tualet

    1000
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 75m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    500 EUR/muaj

    Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, lokal ky i cili është i ndërtuar me kualitet të lartë dhe ka lokacion të frekuentuar, ku afër ndodhet qendra tregtare Minimax. Lokali ka gjithësej 75m2 sipërfaqe dhe orientohet në Jug-Lindje, ka sistem të ngrohjes me ngrohje elektrike dhe ka shtrirje nën dysheme.Lokali posedon dritare te medha gje qe e ben ndriqimin shum te mire dhe është i gatshëm për shfrytëzim, është i përshtatshëm për shumë veprimtari biznesore.

    75
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 25m2 me qira në lagjen Bregu I Diellit

    250 EUR/muaj

    Bregu i Diellit

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Bregu I Diellit, në kompleksin afarist – banesor “Pika Exclusive” të ndërtuar nga kompania “Pika” i cili është i ndërtuar me kualitet të lartë. Lokali ka gjithësej 25m2 sipërfaqe dhe orientohet në Veri-Perëndim, ka sistem të ngrohjes dhe ftjohjes me klime. Lokali është i gatshëm për shfrytëzim dhe është i përshtatshëm për shumë veprimtari biznesore.

    25
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 579m2 me qira në lagjen Bregu i Diellit

    6 369 EUR/muaj

    Bregu i Diellit

    Prishtinë • Lokale

    Objekti afarist në lagjen Bregu i Diellit, me sipërfaqe totale prej 579m², ofrohet për qira në një lokacion të frekuentuar dhe lehtësisht të qasshëm, në këndin e rrugëve Enver Maloku dhe Armend Daci. Ndërtesa është e re dhe e ndërtuar me standarde bashkëkohore, duke ofruar hapësira pa shtylla në qendër që mundësojnë organizim fleksibil dhe funksionalitet maksimal. Arkitektura moderne me kate të larta, dritare panoramike dhe fasadë të ventiluar Fundemax e bën këtë objekt të përshtatshëm për zyre, biznese shërbyese apo komerciale që kërkojnë imazh profesional dhe komoditet. Objekti ka hyrje nga të dy anët dhe hapësira të dedikuara parkimi, duke e bërë një zgjedhje praktike për zhvillimin e aktiviteteve afariste. Sipërfaqja është e organizuar me bodrum prej 96m² dhe kate prej 120m² secili, përfshirë përdhesën, duke ofruar hapësirë të mjaftueshme për çdo lloj funksioni biznesor.

    579
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 1,188.40m2 në shitje në lagjen Prishtina e Re

    Prishtina e re

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Prishtina e Re, në udhëkryqin strategjik që lidh rrugën për tek udhkryqi i qendrës tregtare Gorenjes dhe Albi Mall, në objektin e ndërtuar nga kompania Alb Dizajn. Pozita e tij ofron dukshmëri të lartë dhe qasje të lehtë nga rruga kryesore, duke e bërë këtë pronë një zgjedhje të shkëlqyer për biznese që kërkojnë ekspozim dhe akses të lartë. Lokali ka një sipërfaqe totale prej 1,188.40m2 dhe një ballore prej rreth 20 metrash, duke mundësuar ndriçim natyral dhe hapësirë të bollshme për brendësim funksional. Pjesa e pasme e lokalit ka gjithashtu dritare për ajrosje, gjë që e bën ambientin komod dhe të përshtatshëm për shumë lloje aktivitetesh afariste. Për nga përmasat dhe lokacioni, prona është ideale për market të madh, qendër fitnesi apo dyqan shitjeje, pasi zona përreth ka një mungesë të dukshme të lokaleve me sipërfaqe të tilla të mëdha.

    1188
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 700m2 me qira në Fushë Kosovë - Bresje

    3 300 EUR/muaj

    Bresje

    Fushë Kosovë • Lokale

    Objekti ndodhet në një vendndodhje të shkëlqyer, në rrugën kryesore pranë "HIB Petrol" në Fushë Kosovë. Objekti është kryesisht i ndërtuar me konstruksion metalik, duke e bërë atë të përshtatshme për shumë lloje të aktiviteteve të biznesit. Objekti ka një siperfaqe totale prej 700m2, duke e bërë atë një hapësirë të madhe për qëllime komerciale. Objekti posedon vendparkime të jashtme e cila ofron lehtësi parkimi për klientët dhe stafin. Objekti është i përshtatshëm për një gamë të gjerë të bizneseve, duke përfshirë por pa u kufizuar në, supermarket, shoëroom, ose biznese të tjera me shumicë. Pozicioni i tij në një zonë me aktivitet të lartë komercial dhe akses të lehtë në rrugë e bën atë një zgjedhje ideale për të zhvilluar një biznes të suksesshëm. *Në çmim përfshihet TVSH-ja.

    700
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 250m2 në shitje në lagjen Arbëria – Dragodan

    550 000 EUR

    Arberia

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria – Dragodan, në objektin e ndërtuar nga kompania e njohur e ndërtimit Redoni. Ndërtesa dallon për cilësinë e lartë të ndërtimit dhe pozitën e favorshme brenda lagjes, duke ofruar qasje të lehtë në rrugët kryesore dhe infrastrukturë të zhvilluar përreth. Zona është e njohur për bizneset aktive dhe të qëndrueshme, duke përfshirë Five Star Fitness, Rossmann, Provit, Fresco dhe shumë biznese të tjera që operojnë me sukses në këtë pjesë të qytetit. Kjo e bën pronën ideale për investim apo për zhvillim të një aktiviteti afarist që kërkon ekspozim dhe qasje të lehtë nga qendra e qytetit. Lokali ka sipërfaqe prej 250m2 dhe ndodhet në katin suteren, me orientim nga lindja që ofron ndriçim natyral dhe pamje të hapur drejt qytetit ndërsa ngrohja është qëndrore përmes sistemit Termokos.

    250
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 110m2 në shitje në lagjen Mati 1

    260 000 EUR

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin banesor te ndërtuar nga kompania “Vëllezërit Asllani”. Lokacioni i lokalit është shumë i përshtatshëm pasi që ndodhet në afërsi të shkollës “Pavarësia” dhe qendres mjeksore familjare, po ashtu afër ndodhet shumë shërbime të ndryshme si: restaurante, markete, farmaci si dhe linja e trafikut urban. Lokali ka gjithësej 110m2 sipërfaqe totale në fletë poseduese, ka ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe orientohet në Lindje.

    110
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 196.36m2 në shitje në lagjen Lakrishtë

    550 000 EUR

    Lakrishte

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Lakrishtë, shumë pran shkollës “Xhevdet Doda”. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij lokali është 196.36m2, lokali është plotësisht i gatshëm për shfrytëzim, që do të thotë se është i përshtatshëm për t'u përdorur menjëherë. Po ashtu, lokali është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme afariste, si p.sh, zyrë, administratë dhe shumë veprimtari të tjera biznesore. Gjithashtu, një avantazh tjetër i këtij lokali është sistemi i ngrohjes qendrore me kalda elektrike. Një detaj tjetër që vlen të përmendet është orientimi i lokalit, i cili është Lindje, kjo do të thotë se ka ndriçim natyral gjatë ditës, duke e bërë kështu një ambient të ndriçuar. *Lokali ka fletë poseduese.

    196
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 149.24m2 në shitje në lagjen Mati 1

    432 800 EUR

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin banesor te ndërtuar nga kompania “NDERIMI”. Lokacioni i lokalit është shumë i përshtatshëm pasi që ndodhet në afërsi të shërbime të ndryshme si: restaurante, markete, farmaci si dhe linja e trafikut urban. Lokali ka gjithësej 149.24m2 sipërfaqe totale në fletë poseduese, ka ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe orientohet në Veri-Lindje. *Në çmim përfsihet TVSH-ja.

    149
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 157m2 në shitje në lagjen Mati 1

    267 000 EUR

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Mati 1, më saktësisht në objektin banesor “Swiss Prime Residence” te ndërtuar nga kompania “Swiss Work Construction”. Lokacioni i lokalit është shumë i përshtatshëm pasi që ka qasje në rrugën kryesore “Ndue Përlleshi” po ashtu ka lidhet edhe me lagjen Bregu i Diellit. Lokali ka gjithësej 157m2 sipërfaqe totale, ka ngrohje qendrore me rrymë si dhe orientohet në lindje - perëndim. *Në çmim përfshihet TVSH-ja.

    157
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 100m2 me qira në lagjen Lakrishtë

    2 500 EUR/muaj

    Lakrishtë

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Lakrishtë, tek kompleksi "Prime Residence 2", është një mundësi unike për biznese që kërkojnë një hapësirë atraktive dhe të rehatshme në një lokacion të përshtatshëm. Me një sipërfaqe prej 100m², hapësira është e organizuar mirë dhe ofron fleksibilitet të madh sipas nevojave të biznesit si dhe ka ngrohje qëndrore me kalda elektrike. Pozicioni i saj strategjik dhe pranë udhëkryqit lejon një pamje të dukshme, ideale për promovim dhe akses të lehtë për klientët.

    100
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 200m2 me qira në lagjen Lakrishtë

    3 500 EUR/muaj

    Lakrishtë

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Lakrishtë, tek kompleksi “Prime Residence 2”, dhe paraqet një mundësi unike për biznese që kërkojnë hapësirë atraktive, funksionale dhe të rehatshme në një lokacion shumë të përshtatshëm. Me një sipërfaqe totale prej 200m2, lokali është i organizuar në 120m2 në përdhesë dhe 80m2 aneks në katin e parë, duke ofruar fleksibilitet të madh për organizim sipas nevojave të biznesit. Hapësira është e përshtatshme për veprimtari të ndryshme afariste dhe posedon ngrohje qëndrore me kalda elektrike. Pozicioni strategjik pranë udhëkryqit i mundëson lokalit pamje të dukshme, promovim të mirë dhe qasje të lehtë për klientët, duke e bërë atë një zgjedhje ideale për biznese që kërkojnë prezencë të mirë në një zonë dinamike të qytetit.

    200
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 100m2 në shitje në lagjen Mati 1

    270 000 EUR

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Lokali ndodhet në lagjen Mati 1, në kompleksin e ndërtuar nga Alko Group, një zonë e zhvilluar dhe shumë e frekuentuar. Pozicionohet në kënd, gjë që i siguron ekspozim të lartë dhe ndriçim natyral falë dritareve të gjata në tre anë të objektit. Përpara lokalit gjendet një hapësirë private, e cila mund të shfrytëzohet ekskluzivisht nga kjo pronë—ideale për vendosjen e tavolinave në rast të funksionimit si kafiteri apo për qëllime të tjera komerciale. Me një sipërfaqe prej gjithsej 100 m², lokali është mjaft funksional dhe i përshtatshëm për një gamë të gjerë veprimtarish biznesore, si zyre, butik, ordinancë, salon bukurie apo aktivitetet të tjera shërbyese.

    100
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 430m2 me qira në lagjen Mati 1

    2 000 EUR/muaj

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në lagjen Mati 1, me qasje të drejtpërdrejtë në rrugën kryesore "Muharem Fejza". Objekti është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme dhe ofron kushte të favorshme pune falë hapësirës funksionale dhe infrastrukturës së plotë. Objekti ka sipërfaqe totale prej 430m² dhe është i organizuar në tri kate funksionale. Çdo kat është i pajisur me tualet dhe banjo, ndërsa objekti posedon sistem ngrohjeje me pelet. Në dispozicion janë 8 vende private të parkimit, të cilat e rrisin vlerën funksionale dhe lehtësojnë qasjen për stafin dhe klientët. Orientimi Jug–Perëndim siguron ndriçim natyral të vazhdueshëm dhe ambient të ndritshëm. Objekti ka këtë renditje: - Kati i l -rë | 5 Dhoma pune | 1 Tualet | 1 Banjo | 1 Depo | 4 Ballkona - Kati i II -të | 5 Dhoma pune | 1 Tualet | 1 Banjo | 1 Depo | 4 Ballkona - Nënkulmi: | 1 Dhomë pune | 1 Depo | 1 Ballkon

    430
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 280m2 me qira në lagjen Prishtina e Re – Berisha Group

    Prishtina e re

    Prishtinë • Lokale

    Lokali ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin “Berisha Group”. Me një sipërfaqe totale prej 280 m² dhe lartësi prej 3 metrash, hapësira ofron kushte shumë funksionale dhe është e gatshme për përdorim të menjëhershëm. Falë planimetrisë së saj, lokali është ideal për zyre, depo, apo edhe për një sërë veprimtarish të tjera komerciale. Ngrohja qendrore funksionon me rrymë, ndërsa orientimi nga perëndimi siguron ndriçim natyral gjatë ditës. Pozita në përdhesë e bën hapësirën shumë praktike për ngarkim dhe shkarkim të mallrave, duke shtuar më tej efikasitetin operativ për bizneset që kërkojnë akses të lehtë dhe funksional

    280
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 608m2 me qira në lagjen Prishtina e Re – Berisha Group

    Prishtina e re

    Prishtinë • Lokale

    Lokali ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin “Berisha Group”. Me një sipërfaqe totale prej 608 m² dhe lartësi prej 3 metrash, hapësira ofron kushte shumë funksionale dhe është e gatshme për përdorim të menjëhershëm. Falë planimetrisë së saj, lokali është ideal për zyre, depo, apo edhe për një sërë veprimtarish të tjera komerciale. Ngrohja qendrore funksionon me rrymë, ndërsa orientimi nga perëndimi siguron ndriçim natyral gjatë ditës. Pozita në përdhesë e bën hapësirën shumë praktike për ngarkim dhe shkarkim të mallrave, duke shtuar më tej efikasitetin operativ për bizneset që kërkojnë akses të lehtë dhe funksional.

    608
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 1,000m2 me qira në lagjen Bregu i Diellit

    11 000 EUR/muaj

    Bregu i Diellit

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në lagjen Bregu i Diellit, më saktësisht në rrugën “Fadil Vata” shumë pranë fakultetit Teknik. Pozicioni i këtij objekti është shumë i mirë pasi që në afërsi ka shumë shërbime të ndryshme dhe ndodhet në një zonë me frekuetim të lartë po ashtu afër është edhe linja e trafikut urban. Objekti ka një investim shumë të mirë dhe ka mundësi të akomodohen hapësirat në bazë të veprimtarisë, sipërfaqja totale e këtij objekti është 1,000m2 të ndara në dy kate, posedeon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe ka orientim jug – perëndim. Lokali është i gatshëm për shfrytëzim, po ashtu posedon parking të jashmtëm privat. *Çmimi i qirasë është Neto, tatimi në burim dhe TVSH-ja nuk janë të përfshira. Lokali ka këtë renditje: - Kati përdhesë | 3 Dhoma pune | 4 Tualete - Kati i I-rë | 5 Dhoma pune | 1 Kuzhinë | 1 Ballkon | 4 Tualete | 1 Server Room

    1000
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 86.84m2 në shitje në lagjen Prishtina e Re – Prime City

    169 500 EUR

    Prishtina e re

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin afarist – banesor “Prime City” të ndërtuar nga kompania “Prime Group Construction”. Lokali ka një pozicion shumë të mirë dhe me vizibilitet, po ashtu ka parking të jashtëm të mjaftushum. Lokali ka sipërfaqe totale prej 86.84m2, posedon ngrohje qendrore me kalda elektrike (Vaillant), si dhe ka orientim perëndim. Lokali është i gatshëm për shfrytëzim dhe është i përshtatshëm për shumë veprimtari afarsite.

    87
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 130m2 me qira në lagjen Arbëria – Dragodan

    1 300 EUR/muaj

    Arbëria

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Arbëria - Dragodan, në objektin e ndërtuar nga kompania "Tregtia". Ajo ndodhet në afërsi të kompanisë "Cacttus” dhe laboratorit “Avicena”, duke e bërë atë një vendodhje të përshtatshme për ata që kërkojnë të jenë afër shërbimeve të ndryshme. Lokali është në gjendje shumë të mirë dhe ka ndarje fizike me xhama, ka një sipërfaqe prej 130m2, orientohet në Lindje dhe ka sistem të ngrohjes qendrore është me ngrohtoren e qytetit (Termokos) si dhe me pompë termike. *Në çmim nuk përfshihet TVSH-ja.

    130
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 300m2 me qira në lagjen Mati 1

    1 500 EUR/muaj

    Mati 1

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet ne lagjen Mati 1, më saktësisht në rrugën “Jakovë Xoxa”. Lokali ka një pozicion shumë të mirë, lidhet shumë lehtë me rrugën B si dhe ka vizibilitet. Lokali është i renovuar dhe i gatshëm për shfrytëzim, ka sipërfaqe totale prej 300m2 dhe është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshmë afarsite për shkak të sipërfaqes dhe mundësisë për ndarje në disa dhoma pune, po ashtu ka kuzhinë dhe dy tualete. Lokali posedon klimatizim per ngrohje dhe ftohje, si dhe ka orientim jug – perëndim.

    300
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 113m2 në shitje në lagjen Veternik

    396 000 EUR

    Veternik

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Veternik, në objektin afarist – banesor të ndërtuar nga kompania e ndertimit “Idea Invest”, më saktësisht afër qendrës tregtare “Albi Mall” dhe ka qasje direkte në rrugën kryesore. Lokacioni i lokalit është i favorshëm pasi që lidhet lehtësisht me lagje të ndryshme të kryeqytetit dhe autostradën “Ibrahim Rugova”. Lokali ka sipërfaqe totale prej 113.14m2. Lokali është i përshtatshëm për veprimtari të ndryshme.

    113
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 1500m2 me qira ne Çagllavicë

    6 000 EUR/muaj

    Çagllavicë

    Çagllavicë • Lokale

    Objekti gjendet në Çagllavicë, në një lokacion mjaft të favorshëm për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme afariste, konkretisht mbrapa pishinës “Step”. Pozita strategjike dhe qasja e lehtë e bëjnë këtë pronë ideale për biznese që kërkojnë dukshmëri dhe frekuentim të lartë. Objekti është ndërtuar në një parcelë prej 8 ari truall dhe ka një sipërfaqe totale prej 1500m², të organizuara në 4 etazha. Aktualisht ndodhet në fazë jo të përfunduar, duke ofruar fleksibilitet maksimal për investitorin ose qiramarrësin që ta përshtasë hapësirën sipas nevojave dhe destinimit të veprimtarisë së tij. Sipas marrëveshjes, ekziston mundësia e përfundimit të punimeve në koordinim me pronarin, në përputhje me kërkesat dhe specifikat e biznesit që do të zhvillohet. Kjo e bën pronën një mundësi shumë të mirë investimi për aktivitete si hoteleri, klinikë, zyra administrative, qendër trajnimi, depo, apo veprimtari të tjera komerciale.

    1500
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt afarist 3800m2 me qira në Prelez

    7 600 EUR/muaj

    Prelez

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, në kilometrin e 6-të. Është shumë i përshtatshëm për veprimtari afariste pasi që pozicionohet në rrugë kryesore, me qasje të shpejtë dhe të lehtë në drejtime të ndryshme. Objekti është i vendosur në 50 ari truall, ku 1300 m² është baza e objektit, ndërsa pjesa tjetër para objektit shfrytëzohet për parking. Kushtet infrastrukturore i ka shumë të mira: qasjen në objekt, parkingun dhe pjesën mbrapa objektit, gjë që e bën më të shfrytëzueshëm nga biznese të ndryshme që mund ta përdorin për nevoja të tyre. Objekti është i organizuar në tre kate me sipërfaqet si në vijim: Kati I-rë: 1300 m² Kati II-të: 1250 m² Kati III-të: 1250 m²

    3800
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 120m2 qira në lagjen Aktash - IVY

    3 200 EUR/muaj

    Aktash

    Prishtinë • Lokale

    Lokali gjendet në lagjen Aktash, në objektin e kompanisë IVY, objekt i ndërtuar me standarde të larta i cili ofron kushte të mira dhe ambiente të rehatshme për punën dhe zhvillimin e aktiviteteve të biznesit. Ky lokal gjendet buzë rrugës kryesore Ali Pashë Tepelena. Lokali ka sipërfaqe totale prej 120m2, si dhe hapsirën prej 80m2 që mund të shfrytëzohet si terasë para lokalit. Ngrohjen qëndrore e ka të kyqur në rrjetin e qytetit ( Termokos ), ka sistem të ventilimit si dhe ka dy tualete.

    120
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 125m2 me qira në lagjen Prishtina e Re – Prishtina Premium Residence

    1 000 EUR/muaj

    Prishtina e re

    Prishtinë • Lokale

    Lokali ndodhet në lagjen Prishtina e Re, në kompleksin “Prishtina Premium Residence”. Me një sipërfaqe totale prej 125 m2, hapësira ofron kushte shumë funksionale dhe është e gatshme për përdorim të menjëhershëm. Falë planimetrisë së saj, lokali është ideal për market, zyre, depo, apo edhe për një sërë veprimtarish të tjera komerciale. Ngrohja qendrore funksionon me rrymë, ndërsa orientimi nga veri perëndimi siguron ndriçim natyral gjatë ditës. Pozita në përdhesë e bën hapësirën shumë praktike për ngarkim dhe shkarkim të mallrave, duke shtuar më tej efikasitetin operativ për bizneset që kërkojnë akses të lehtë dhe funksional.

    125
    TOPIA Real Estate logo
  • Objekt – Hotel 900m2 me qira në lagjen Sofali

    6 000 EUR/muaj

    Sofali

    Prishtinë • Lokale

    Objekti gjendet në lagjen Sofalia, është i vendosur në një zonë të qetë në rrugën e Gërmisë. Objekti ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 900m2 dhe është i organizuar në mënyrë funksionale për veprimtari hoteliere. Objekti disponon 14 dhoma gjumi që ofrojnë komoditet dhe hapësirë të mjaftueshme për mysafirët. Brenda objektit gjendet një hapësirë restoranti prej 150m2, e përshtatshme për shërbim ushqimi dhe organizim aktivitetesh të ndryshme, si dhe një tarracë prej 150m2 që ofron ambient relaksues dhe mundësi shtesë shfrytëzimi. Falë hapësirës së madhe dhe strukturës së mirëorganizuar, objekti mund të shfrytëzohet jo vetëm si hotel, por edhe për veprimtari të tjera si klinikë private, qendër për evente, zyre biznesi, qendër trajnimesh apo institucione të ndryshme shërbimi. Lokacioni dhe kapaciteti e bëjnë këtë pronë një mundësi shumë të mirë investimi.

    900
    TOPIA Real Estate logo
  • Lokal 320m2 me qira në lagjen Aktash

    1 800 EUR/muaj

    Aktash

    Prishtinë • Lokale

    Lokali ndodhet në lagjen Aktash, në rrugën “Gazmend Zajmi”, në një lokacion shumë të favorshëm me prani të lartë biznesesh përreth si dhe me qasje shumë të lehtë në Qendër. Hapësira është e gatshme për shfrytëzim, me sipërfaqe prej 320m2 dhe orientimin veri, si dhe posedon ngrohje qendrore me rrymë.

    320
    TOPIA Real Estate logo