Duplex Penthouse me 2 dhoma gjumi në shitje në lagjen Mati 1
Prishtinë • Mati 1
Prishtinë • Apartament
Banesa gjendet në lagjen Mati 1, në rrugën "Muharrem Fejza", me qasje të lehtë në rrugë kryesore dhe në disa drejtime të qytetit. Penthouse është i pozicionuar në një vendndodhje të favorshme, afër të gjitha shërbimeve të nevojshme për një jetesë komode, përfshirë dyqanet, shkollat, qendrat shëndetësore dhe transportin publik. Banesa është e gatshme për banim, ka gjithësej 141.97m2 sipërfaqe, prej të cilave 115.62m2 janë banim dhe 26.35m2 janë terasë, orientohet në perëndim si dhe posedon ngrohje qendrore me ngrohtoren e qytetit (Termokos). *Garazha përfshihet në çmim. Banesa ka këtë renditje: - Kati i 1-rë | 1 Dhomë ndenje | 1 Kuzhinë | 1 Terasë (26.35m2) | 1 Tualet | 1 Depo - Kati i II-të | 2 Dhoma gjumi | 1 Ballkon | 1 Banjo